Për shkak të dy protestave të paralajmëruara në Shkup, sot me fillim nga ora 10:30 disa rrugë do të jenë të mbyllura pjesërisht për komunikacion. Kufizime do të ketë në Bulevardin. “Goce Delçev” në lëvizje nga rr. “Bellasica” në drejtim të bulevardit “Ilinden”, pastaj në drejtim nga bulevardi “Goce Delçev” drejt bulevardit “Kliment Ohridski”.

Duke filluar nga ora 13:30 nga “Sheshi Skenderbe” deri tek zyra e BE -së, do të jenë pjesërisht të mbyllura bulevardet “Goce Delçev”, “Ilinden” dhe “Kliment Ohridski”.

Policia u bën apel të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në trafik që t’i binden urdhrave të dhënë nga punonjësit e policisë me uniformë si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.