Prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike – Shkup mori urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër një personi, për të cilin dyshohet se ka kryer vepra penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorë”, nga neni 251 paragrafi 1 dhe “përpunim të paautorizuar, armëmbajtje dhe tregti me armë ose materie shpërthyese”, nga neni 396 nga Kodi penal.

Siç kumtoi Prokuroria, shkupjani 25 vjeçar në shtëpinë e tij në Gjorqe Petrov në mënyrë të paautorizuar për shkak të shitjes ka mbajtur drogë – marihuanë me neto masë të përgjithshme prej 129,51 gramëve.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur edhe një peshore digjitale, si dhe mbetje të amfetaminës dhe kokainës. Nëpunësit e autorizuar të policisë kanë gjetur dhe kanë marrë edhe 15 plumba, si dhe një plumb me kalibër 7,65 milimetër.

Meqë ka rrethana që tregojnë në rrezik nga arratia dhe në mundësinë që i dyshuari ta përsërit veprën penale, prokurori publik në Gjykatën Themelore Penale ka dorëzuar edhe propozim për përcaktim të masës së paraburgimit, qëndron në kumtesë.