Sheqerinska: Secili pjesëtar i ARM-së do të fitojë rreth 7.000 denarë për banesë

Maqedoni 30.10.2019 / 17:28

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska sot deklaroi se secili pjesëtar i armatës, pa dallim nëse është ushtarak apo personel civil, nga një marsi i vitit të ardhshëm do të fitojë shtesë rreth 7.000 denarë për të zgjidhur çështjen banesore.

Sheqerinska shtoi se me këto ndryshime është paraparë që secili pjesëtar të mund të merr pjesë.

‘Shuma në të cilën Ministria e Mbrojtjes do ta shfrytëzojë nga buxheti i vet do ta drejtojë drejt pjesëtarëve të armatës së saj dhe është mbi shtatë milionë euro. Kjo shumë do të hyjë në buxhetet e mbi 6.000 familje në vendin tonë’, theksoi Sheqerinska.

Sipas saj, me ndryshimet ligjore nuk parashohin mjete për pjesëtarë që kanë marrë banesa nga armata e Jugosllavisë.

“Qëllimi ynë është të hymë në NATO me armatë që do të krenohet me përkatësinë e vet dhe të vendit të vet. Armatë që do të jetë e motivuar, e përkushtuar ndaj detyrave dhe e shpërblyer nga shteti”, tha Sheqerinska.




Comments are closed for this post.

Të fundit