Arritëm të realizojmë rezultatin për të cilën kanë ëndërruar gjeneratat në 30 vitet e kaluara dhe ja, në hap deri te anëtarësimi në NATO. Ky masivitet sonte, në sallën e mbushur tregon se Maleshevia dhe Berova duan ky shtet të mbetet në rrugën e drejtë dhe të vërtetë. Me këto fjalë e ka filluar paraqiten e saj zëvendës kryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska në tribunën qytetare “Në rrugë të drejtë” në Berovë.

“Nga momenti kur donin me gjak të bllokojnë ndërrimin e pushtetit, për vetëm 2.5 vite arritëm të realizojmë rezultatin për të cilin kanë ëndërruar gjeneratat tona 30 vite më pas. Ai rezultat, ai sukses, ajo fitore e jona, nuk ra nga qielli, por na i ka dhuruar dikush. Ajo është rezultat i dëshirës dhe guximit të qytetarëve dhe aftësisë, këmbënguljes së kësaj qeverie të udhëhequr nga LSDM”, ka shtuar Shekerinska.

Ajo ka thënë se vetëm edhe tre shtete nevojitet të ratifikojnë marrëveshjen tonë që të jemi pjesë e aleancës më të fuqishme dhe më të pasur në botë- NATO.

“Presin Holanda dhe Franca të përfundojnë në javët e ardhshme. Në Spanjë varet nga zgjedhjet por presim së shpejti dhe atje të përfundojë. Por, pa dallim nëse do të arrihet deri në dhjetor, kryeministri jonë në Samitin e NATO-s do të jetë në tavolinë me Trampin, me Merkelin, Stoltenbergun, atje ku e kemi vendin. NATO nuk nënkupton vetëm siguri, stabilitet dhe siguri, NATO nënkupton edhe investime. Me ftesën për NATO ne arritëm të sjellim 4 herë më shumë investime se sa në kohën e VMRO-DPMNE-së”, ka thënë Shekerinska në tribunën në Berovë.