A e dini sa kohë na duhet në mëngjes që truri ynë të aktivizohet plotësisht?
Kjo, sipas shkencëtarëve, varet nga ajo që quhet inercia e gjumit dhe ka të bëjë me atë se sa mbetemi joaktivë në intervalin nga momenti që e lëmë jastëkun.
“Ekzistojnë një numër neurotransmetuesish, përfshirë lirimin e hormoneve, të cilët natyrisht e shtyjnë trupin të shkojë nga gjumi në vitalitet të plotë. Duhet një kohë e arsyeshme që trupi dhe truri të bëhen plotësisht active”, thotë Daniel Barone, neurolog dhe specialist i gjumit.
Sipas një studimi të vitit 2019 që është bërë për gjumin, periudha e “inercisë së gjumit” që na mban pasiv, zgjat rreth 30 minuta ndërsa kërkime të tjera thonë se 15 minuta janë të mjaftueshme. Pavarësisht studimeve të ndryshme, një shërim i plotë i trurit të njeriut nga një gjendje gjumi mund të zgjasë një total deri në një orë, raporton albeu.com.
Varet nga sa orë i lejoni vetes të flejë dhe të pushojë çdo ditë.
Nëse mbani një orar të përshtatshëm, atëherë truri mund të aktivizohet shumë më lehtë dhe t’i përgjigjet siç duhet asaj që kërkoni.
Një gjë tjetër që është e rëndësishme të dini është se truri është më efikas në tre orët e para pas zgjimit në mëngjes sesa në pjesën tjetër të ditës. Rregulli tre orësh sjell rezultate të shkëlqyera nëse përpiqeni të zgjoheni çdo ditë sa më shpejt që të mundeni. Me kalimin e orëve, truri fillon të ngadalësohet në përpunimin e informacionit dhe të jetë në gjendje të përqendrohet dhe të marrë vendime.
Nëse përdorni tre orët e para të ditës siç duhet, atëherë do të jeni në gjendje të zbatoni një vëllim të madh të punës me rezultate të shkëlqyera dhe do të jeni në gjendje të jeni më të qetë gjatë ditës, pa e detyruar trurin tuaj të punojë me një ritëm intensiv gjatë ai normalisht dëshiron të pushojë./albeu.com
Comments are closed for this post.