Nga sonte në mesnatë derivatet dizel do të rriten për gjysmë denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës mbetet i njejtë, ka vendosur sot Komisioni rregullator i energjetikës, i shërbimeve të ujit dhe i shërbimeve të menaxhimit me mbeturinat komunale i Republikës së Maqedonisë (KRRE). Me vendimin kryhet rritje e çmimeve me pakicë të produkteve të naftës mesatarisht për 0.50 për qind.