Roma e barazon rezultatin kundër Milanit.

Roma e ka barazuar në 1:1 rezultatin kundër Milanit, në një ndeshje të Serie A që po zhvillohet momentalisht në kryeqytetin italian.

Jordan Veretout shënoi për 1:1 për Romën në minutën e 50-të.

Ai e mposhti Gigi Donnarumman me një goditje mahnitës nga jashtë zonës, pasi u shërbye nga Leonardo Spinazzola.