Me shënimin e Ditës ndërkombëtare të gruas – 8 marsi, sot pasdite në Shkup nën moton ‘Ti nuk je fajtore’ do të fillojë marshi i katër për të drejtat e grave.

Ngjarjen e organizon Platforma për barazi gjinore dhe aktivistet për të drejtat e grave, ndërsa këtë viti për shkak të rastit ‘Dhoma publike’, do të marshojnë për viktimat e dhunës gjinore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marshi, siç theksojnë organizatorët, do të nisë nga sheshi ‘Filipi i Dytë’, përmes urës së gurit, sheshit ‘Maqedonia’ deri në parkun ‘Gruaja luftëtare’, dhe do të përfundojë me një performansë për përkrahje të viktimave.

“Këtë vit marshojmë nën sloganin ‘Ti nuk je fajtore’, për të respektuar fitoret e deritashme të gruas për barazi gjinore”, thuhet në njoftimit t Platformës për barazi gjinore./