Sot u mbajtën zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ku qytetarët zgjodhën kryetarin e shtetit, në mes Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovskit.
Censusi i duhur prej 40% pjesmarrje në zgjedhje nga 1,808,131 votues u arrit dhe kjo tregon se zgjedhja e presidentit është legjitime.
Në rrethin e dytë garuan Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova.
Telegrafi ju sjell votat e kandidatëve me 21.32% e votave të numëruara nga gjithësejt 1.808.131 votues që janë në Listën zgjedhore.
Gordana Siljanovska Davkova ka fituar: 56.273 vota apo 38.03% e votave të numëruara.
Stevo Pendarovski ka fituar: 86.807 vota apo 58,66% të votave të numëruara.
Vota të pavlefshme: 4.907 vota apo 3.31%
Procesi zgjedhor sipas gjithë palëve vëzhguese ishte korrekt, demokratik dhe i qetë. Këto janë zgjedhjet e pesta presidenciale në Maqedoni dhe të parat pas ndryshimit të emrit të shtetit. Kryetarë të mëhershëm ishin, Kiro Gligorov, Boris Trajkovski, Branko Crvenkovski dhe Gjorge Ivanov.
Comments are closed for this post.