Reshjet e shiut në Maqedoni kritike për bletarinë, mirëpriten nga bujqit

Ekonomi 15.05.2019 / 13:13
Reshjet e shiut që e kapluan vendin ditëve të fundit janë mirëpritur nga bujqit, pasi ka plotësuar lagështinë e nevojshme të tokës, por kanë “goditur” bletarinë.

Sipas agro-meteorologëve, reshjet e shiut mund ta shtyjnë mbjelljet pranverore për disa ditë, por është pozitive për shkak se është plotësuar sasia e ujitë që është e nevojshme për periudhën në vazhdim.

“Kushtet klimatike janë jashtëzakonisht të pafavorshme për bletarinë këtë javë. Për të katërtin vit radhazi ndodh kjo. Zhvillimi i familjeve të bletëve është më i intensifikuar tani, ndërsa mundësia për dalje jashtë dhe futjen e nektarit brenda është minimale. Kjo nuk është mirë për zhvillimin e bletëve të vogla”, thotë agro-meteorologu Angellko Angelleski.

Ai theksoi se në rajonin e Manastirit ka pasur mungesë të lagështisë dhe kulturat e drithërave kanë qenë në fazë kritike, ndërsa tani ka lagështi të mjaftueshme për zhvillimin e tyre.

Angelleski thotë se situata në pemëtari është ndryshe. Sipas tij, do të ishte keq nëse reshjet do të ishin të shoqëruara me erë dhe në këtë rast do të pësonin pemët e reja.

Ndryshe, sipas paralajmërimeve të autoriteteve për parashikimin e motit, reshjet e shiut pritet të vazhdojnë deri të premten.




Comments are closed for this post.

Të fundit