Real Madrid thuhet se ka arritur marrëveshje verbale për të nënshkruar me sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland. Norvegjezi është në ‘radarin’ e top klubeve evropiane dhe u kërkua me ngulm këtë verë, por skuadra e Bundesligas vendosi ta mbajë.

Sidoqoftë, Haaland ka klauzolë lirimi me vlerë 75 milionë euro dhe Real Madrid, Man. Siti, Man. Junajted, PSZH dhe Bajern Munih janë në garë për firmen e tij.

Sipas “Diario Madridista’, sulmuesi norvegjez ka arritur marrëveshja verbale me Realin për vitin 2022. Skuadra nga Madridi e ka respektuar qëndrimin e Dortmund që ka informuar se Haaland nuk ishte për shitje, andaj lidhja mes dy klubeve është duke pasur rol të rëndësishëm. Norvegjezi pritet t’i bashkohet Realit me Kilian Mbapen në “Santiago Bernabeu”, kurse deri me tani me “verdhëzinjtë” ka shënuar 63 goladhe 18 asiste nga 64 paraqitje