Cristiano Ronaldo ka lënë të kuptohet se ai mund të qëndrojë në Manchester United për “tre ose katër vitet” e ardhshme, pasi klubi anglez e bleu për 23 milionë euro.

United përfundoi një nga transferimet më befasuese, kur nënshkroi me Ronaldon nga Juventusi në ditën e fundit të afatit kalimtar, duke e lidhur 36-vjeçarin me një marrëveshje dy vjeçare.

Ronaldo ka folur për ambiciet në klub, ku në hapat e parë ishte kthyer në superyll.

Ai ka sugjeruar se mund të qëndrojë në klub në vitin 2025.

“Trofetë? Kjo është arsyeja pse unë jam këtu. Unë nuk jam këtu për pushime”.

“Siç ju thashë, më parë ishte mirë, fitoja gjëra të rëndësishme dhe e kisha veshur fanellën shumë vite më parë, por jam këtu për të fituar përsëri”.

“Unë jam gati dhe mendoj se do të bëjmë një gjë të madhe në tre apo katër vitet e ardhshme”, ka thënë Ronaldo.