Paaftësia dhe papërgjegjësia e pushtetit të Zaevit dhe Filipçes nuk është vetëm problemi maqedonas, por edhe rreziku shëndetësor ndërkombëtar.
Skandali i fundit me udhëtarët të cilët nga Maqedonia kanë arritur në aeroportin në Finlandë dhe prej të cilëve 24 ishin të infektuar me koronavirus, e diskrediton Maqedoninë si shtet. Kjo tregon se jo vetëm që jemi Vuhan evropian, por për shkak të papërgjegjësisë së autoriteteve i vëmë në rrezik edhe shtetet tjera në Evropë.
E dukshme është se autoritetet nuk kanë kurrfarë kontrolli mbi epideminë. Askush nuk e di kush hyn, dhe kush tranziton, as kush del nga vendi dhe nëse ai është bartës i virusit të rrezikshëm.
Maqedonia për fat të keq në epideminë është rekord i errët në rajon për vdekshmërinë dhe infektimin e një milion banorëve. Nuk ka kurrfarë përgjegjësie as për skandalin e fundit me udhëtarët e infektuar të cilët arritën në Finlandë njejtë sikur që nuk ka kurrfarë përgjegjësie as për klasterin në Gerijatrija Shkup, klaster mes kategorisë më të rrezikuar të qytetarëve.
Zaevit dhe LSDM-së nuk u intereson shëndeti i qytetarëve dhe reputacioni i shtetit. Atyre u intereson vetëm karrigia dhe bizneset për të drejtuar.
LSDM, Zaev, Filipçe nuk kanë bërë asgjë për shëndetin e qytetarëve gjatë gjashtë muajve prejse ka filluar epidemia me koronavirusin.
Fitorja e shpallur nga qeveria e LSDM-së mbi koronavirusin është i rrejshëm dhe ekziston vetëm në kokat e Zaevit dhe Filipçes.
Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së
Comments are closed for this post.