Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.

Në vendkalimet kufitare, nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim jashtëzakonisht të kujdesshëm të automjeteve, posaçërisht në rrugët në gryka, ku ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjes së tokës. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.