Kryetari i Aleancës Ndërkombëtare të Boki13, Agapi Dika që nga ora 10:00 ka arritur në Prokurorinë për Krimit të Organizuar dhe Korrupsion ku do të duhet të dëshmoj për rastin “Reketi”.

Ai tha se nuk ishte në dijeni për 700.000 eurot që pensionistja Todorovska i kishte transferuar në llogarinë e tyre.

Sot në Prokurori është thirrur edhe biznesmeni Zoran Azmanovski, i cili më parë kishte deklaruar se të njëjtët persona kishin zhvatur edhe atë.

Biznesmeni Siljan Micevski, mikja e e Boki 13, Lila Filipovska, deputetja Frosina Remenski dhe Aleksandar Kiracovski ishin personat që së fundmi kanë dëshmuar për rastin “Reketi”.

Përndryshe, në rastin “Reketi” dyshohen ish-prokurorja speciale Katica Janeva, Bojan Jovanovski-Boki 13 dhe si dhe biznesmeni Zoran Milevski-Kiçeec, të cilët pët momentin janë në paraburgim./Alsat