Seanca e sotme për rastin “Total” në të cilën i akuzuar është gazetari Dragan Pavlloviq Latas është shtyrë më 17 tetor për shkak të mungesës së një anëtari të Këshillit Gjyqësor.

Kjo lëndë akoma është në fazën e dëshmive.

Latas në rastin “Total” është i akuzuar për shmangie të taksave si pronar dhe menaxher i kompanisë së shërbimeve të marketingut dhe këshillimit “Total” DOOEL Shkup, “Mediamax” dhe “Total Media Center” DOOEL Shkup.

Sipas aktakuzës, në periudhën nga 2008 deri në 2015 së bashku me personat juridikë, me qëllimin për të shmangur taksat në llogaritë përfundimtare dhe deklaratat tatimore, kanë dorëzuar informacione false.

Sipas prokurorisë, personat juridikë dëmtuan buxhetin me 121,000 euro dhe të dyshuarit me 63,000 euro.