Vrasja e fëmijëve dhe automobili i cili ka gjurmë në vendin e vrasjes, ndërsa është dërguar në afërsi të kufirit me Kosovës, tregon se kryerësit janë profesionit. Kjo sms porosi e ish-zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Bajrami me liderin e BDI-së Ali Ahmeti u lexua sot në seancën për “Monstrën” për vrasjen e djemve dhe peshkatarit që ndodhi afër Liqenit të Smillokëvs më 12 prill të vitit 2012.

Në njërën prej porosive Bajrami i thotë Ahmetit se i ka treguar ish-kryeministrit Nikolla Gruevski që vrasësit janë profesionistë dhe i ka sqaruar se nëse kanë dashur të shkaktojnë krizë nuk do t’i qëllonin pas shpine. I ka thënë se edhe në Kosovë edhe në vitin 2001 Maqedoni kur u deshtë të bëhet krizë kjo është bërë duke sulmuar persona të uniformuar apo stacionet policore.

Në komunikimin SMS mes Ahmetit dhe Çekut bashkëbiseduesi i liderit të BDI-së i tregon se materiali biologjik nuk u përket njerëzve që janë thirrur në pyetje.

Procesin gjyqësor e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrov, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski.Për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës më 12 prillit të vitit 2012, kur u vanë djemtë Kire Triçkovski, Filip Slavkovski, Cvetanço Atkovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 i shfuqizoi aktvendimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Azirin dhe u caktoi masë kujdesi. Pas shfuqizimit të aktvendimeve, rastin “Monstra” e mori PSP-ja dhe lënda është kthyer sërish në gjykim.