Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 2.808 testime për coronavirus, ndërsa 905 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre shumica janë në Shkup – 468, Manastir – 57, Kavadari – 43, Velesi – 41, Kumanova – 38, Tetova – 32, Prilep – 31, Ohri – 22, Strumicë – 21, Radovishi – 16, Gjevgjelia dhe Negotina – 15, Shtip – 14, Kërçova – 13, Resnjë – 12, Sveti Nikollë – 11, Strugë – 10, Gostivar – 9, Dibër – 7, Koçani – 6, Vallandova – 5, Kriva Pallanka, Berovë dhe Vinica – 4 nga 4, Bogdanci dhe Demir Hisar – 2, Kratovë, Krusheva dhe Makedonski Brod – nga 1.

Në 24 orët e fundi kanë ndërruar jetë 10 pacientë, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 8 të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 7 shkurt deri 15 shkurt 2022.

ISHP në 24 orët e fundit ka regjistruar 1.565 të shëruar nga COVID-19.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 291.820, prej të cilëve 274.808 janë shëruar, ndërsa 8.869 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (18 shkurt) është 8.143.