Shqipëria nuk do jetë kurrë, një vend ku vende shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre”.

Kështu u shpreh sot kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një prononcim për mediet nga selia e PS-së.

Rama iu përgjigj interesimit të gazetarëve pas lajmit të publikuar nga mediet britanike për negociata mes qeverisë britanike dhe asaj shqiptare.

“Shqipëria nuk do jetë kurrë, një vend ku vende shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre. Asnjëherë”, tha Rama.

Sipas “The Times”, emigrantët që tentojnë të shkojnë në Britani mund të akomodohen në një qendër azili në Shqipëri.

“The Times” shkruan se “kushdo që kërkon azil në Britani dhe që mbërrin në rrugë të paligjshme, si me gomone dhe varka të vogla, do të dërgohet në qendrën e re brenda shtatë ditëve dhe gjatë kësaj kohe do të bëhet vlerësimi i kërkesave për azil në Britani