Edi Rama u kërkoi të rinjve të bëhen promotorë për pastrimin e vendit nga mbeturinat

Ballkan 20.11.2021 / 11:36

Situata me mbetjet urbane është shqetësuese, sidomos përgjatë autostradave.

Për këtë arsye kryeministri Edi Rama u ka kërkuar nxënësve që të kontribuojnë duke pastruar fillimisht plehrat pranë shkollave, e më pas me këtë shembull të ndërgjegjësojnë edhe pjesën tjetër të shoqërisë.

Këtë deklaratë kreu i qeverisë e bëri gjatë prezantimit të buxhetit për të rinjtë dhe fëmijët, ku zbuloi se së shpejti do të ndërtohen dy qendra informatike, projekt që synon të shtrihet në çdo bashki të vendit.




Comments are closed for this post.

Të fundit