Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë seancën e saj të rregullt të gjashtë sot, me disa pika në rendin e ditës nga programi i saj i punës dhe në interes të qytetarëve.
Në seancën e sotme, Qeveria do të shqyrtojë informacionin mbi pakon e katërt të masave ekonomike për të ringjallur ekonominë në kushtet e Covid-19, thuhet nga shërbimi i shtypit i qeverisë.
Me propozim të Ministrisë së Arsimit sot do të shqyrtohet dhe miratohet një propozim – dekret për mënyrën e organizimit dhe zbatimit të mësimdhënies në rrethana të jashtëzakonshme në shkollat fillore dhe të mesme.
Në rend të ditës qeveria ka edhe pikë propozimin prioritare – ligje brenda fushës së kompetencave të ministrive që duhet të përcaktohen nga Qeveria, dhe Kuvendi t’i miratojë ato deri në fund të vitit 2020.
Comments are closed for this post.