Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, në seancën e sotme të 112-të të qeverisë do të shqyrtohet propozim-programi për ndryshimin e Programit për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2018.

Siç njoftojnë nga qeveria, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale për seancën e sotme ka propozuar disa pika, mes së cilave edhe propozim-programin për ndryshimin e Programit për zhvillim të balancuar rajonal në vitin 2018.

Në seancën e sotme të qeverisë do të shqyrtohet edhe informacioni për miratimin e strategjisë kombëtare transportuese 2018-2030, ndërsa me propozim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të prezantohet informacioni për nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për efikasitetin e administratës.

Në seancën e sotme do të gjenden edhe disa pika tjera të rëndësishme, të cilat janë në interes të qytetarëve si dhe programi për punën e qeverisë.