Deputetët e shumicës parlamentare pas disa orësh diskutimesh sot zgjodhën Qeverinë e 44-të të Malit të Zi, të kryesuar nga kryeministri Millojko Spajiq. Zgjedhja e qeverisë së re u mbështet nga 46 deputetë të mazhorancës, 19 deputet votuan kundër, ndërsa një abstenoi.

Qeveria e re do të ketë pesë nënkryetarë, dy prej të cilëve janë përgjegjës dhe 17 ministra. Shqiptarët në këtë përbërje të qeverisë malazeze do të udhëheqin tri resore. Postin e zëvendëskryeministrit për Politikë Ekonomike dhe atë të ministrit të Zhvillimit Ekonomik do ta drejtojë Nik Gjeloshaj nga Forumi Shqiptar. Ministër i Administratës Publike u zgjodh Marash Dukaj nga Alternativa Shqiptare dhe Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Minoriteteve Fatmir Xheka nga Koalicioni Shqiptar.

Zëvendëskryeministër për Siguri, Politikë të Brendshme, Evropiane dhe Punë të Jashtme u zgjodh Aleksa Beçiq nga demokratët. Nënkryetar për sistemin politik, drejtësi dhe antikorrupsion u zgjodh Momo Koprivica, po ashtu nga demokratët.

Zëvendëskryeministër për Punën, Arsimin, Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale u zgjodh Sërxhan Paviçeviç nga Civis, Nik Gjeloshaj nga Alternativa Shqiptare për Politikë Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Dragosllav Shçekiç nga SNP-ja për Demografinë dhe Rininë dhe Ministër i Sportit dhe i Rinisë.

Filip Ivanoviq nga Lëvizja Evropa Tani (LET) është ministër i ri i Punëve të Jashtme, Filip Radulloviq (LET) i Transportit dhe i Çështjeve Detare, Janko Odoviq (LET) i Planifikimit Hapësinor, i Urbanizmit dhe i Pronës Shtetërore dhe Maida Gorçeviq (LET) i Çështjevr Evropiane. Për ministër të Financave është zgjedhur Novica Vukoviq (LET). Resorin e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit do ta drejtojë Anxhela Jakshiç Stojanoviç (LET). Ministrinë e Drejtësisë Andrej Milloviç (LET) dhe Naida Nishiç (LET) u zgjodhën ministre të Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ministër i Shëndetësisë u zgjodh Vojisllav Shimun (LET), Ministër i Energjisë dhe i Minierave Sasha Mujoviç (LET), Ministër i Punëve të Brendshme Danillo Saranoviç (Demokrat) dhe Ministër i Mbrojtjes Dragan Krapoviç (Demokrat).

Ministër i Turizmit, i Ekologjisë, i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut u zgjodh Vlladimir Martinoviç (Demokrat), Ministër i Kulturës dhe i Medias Tamara Vujoviç (Demokrat) dhe Ministër i Bujqësisë, i Pylltarisë dhe i Menaxhimit të Ujërave Vlladimir Jokoviq (SNP)