Qeveria e Republikës të Maqedonisë së Veriut sot do t’i mbajë seancat e 173 dhe 174 të rregullta, me më shumë pika të rendit të ditës nga programi i saj për punë dhe nga interesi i qytetarëve, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

Në rend dite të seancës së 173-të janë propozuar një numër i madh i pikave me të cilat propozohet miratimi i programeve për punë, plane financiare dhe bilanc për punën e ministrive, të ndërmarrjeve publike dhe shtetërore, si dhe të shoqërive aksionare në pronësi të shtetit.

Në korrnizat, sërish, të seancës së 174 të rregullt të Qeverisë, do të shqyrtohen shumë informata, do të konfirmohen vendime dhe më shumë propozime për ndryshime dhe plotësime, si dhe propozim vendimet ligjore