Në kuadër të shënimit të Javës evropiane të mobilitetit 2019, pasdite në qendrën e Shkupit do të mbahet parada e biçikletave në rrugën “Dimitrija Çupovski” tek “Rekordi”, e cila nga ora 18:00 do të mbyllet për qarkullim.

Siç informon Qyteti i Shkupit, në rrugën “Dimitrija Çupovski” nga ora 19 do të organizohet shoqërim dhe argëtim në qiell të hapur, me argëtim dhe përmbajtje për fëmijë.

“Ejani së bashku ta ndjejmë hapësirën e hapur dhe të shohim si do të duket Ringu i vogël në të ardhmen, i liruar nga qarkullimi i motorizuar. Sillni edhe fëmijët tuaj, do të ketë shumë përmbajtje argëtuese edhe për ata edhe për të rriturit”, bën thirrje kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Aktivitetet e Javës evropiane të mobilitetit 2019, që i dedikohen formave alternative të transportit organizohen me moton “Ec me ne”.