Publikohen pamjet e arrestimit të Liridon Rexhepit, shqiptarit nga Kosova, i cili u arrestua nga policia dhe shërbimi sekret turk, si i dyshuar se ka transferuar para te operativët e agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad në Turqi.

Sipas Anadolu Agency, burime të sigurisë thanë se Rexhepi ka menaxhuar rrjetin financiar të Mossad-it në Turqi.

Rexhepi, për të cilin është përcaktuar se ka kryer incizime me dron dhe aktivitete operative psikologjike kundër politikanëve palestinezë me udhëzimet e Shërbimit izraelit të inteligjencës, mësohet se ka transferuar para për personelin e terrenit në Turqi që përpilonin informacione lidhur me Sirinë.

MIT ka përcaktuar se të gjitha lëvizjet e Rexhepit, veçanërisht lëvizjet e dyshimta në llogaritë e tij, janë monitoruar dhe ai ka bërë transferta të shumta parash për personelin në terren në Turqi nëpërmjet Western Union. Aktivitetet e tij janë monitoruar nga 25 gushti kur ai ka hyrë në Turqi.

FOTO+VIDEO/ Publikohen pamjet e arrestimit në Turqi të Liridon

Si rezultat i punës së koordinuar midis MIT-it dhe Departamentit të Antiterrorit të Policisë së Stambollit, Rexhepi është ndaluar më 30 gusht.