Me rastin e vizitës së nesërme të papa Françeskut në Shkup, sot në Kuvend u promovua pulla postare “Vizita e parë e Papës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në fjalimin në promovim tha se papa Françeskut është i njohur për modestinë dhe pamjen e tij të gjerë dhe bën thirrje për barazi, është kundërshtar i dhunës dhe është progresiv në qëndrimet e tij dhe e mbështet evoluimin dhe pikërisht për këtë është i pranuar nga të rinjtë në mbarë botën dhe për ne është nder i madh që nesër do të jemi nikoqir të tij.
“Ne, edhe pse të vegjël me territor dhe me numër të banorëve, kemi çka të ofrojmë në ndërtimin e një bote më të bukur për të gjithë. Shembull ekskluziv për këtë është e jona Gonxhe Bojaxhiu, shenjtorja Nëna Terezëm e cila në mënyrë të palodhshme e dha veten dhe gjithë qenien e vetë që ti ngushëllojë të varfrit, të pamundurit, të sëmurët”, tha Xhaferi.
Dëshiroi që vizita e papa Françesku, siç tha, le të jetë inkurajim për të gjithë ne të jemi njerëz më të mirë, më tolerant ndaj të ndryshmëve prej nesh, përfaqësues të ndërgjegjshëm dhe të përkushtuar të popullit të cilët do të jenë të përkushtuar në ndërtimin e një ardhmërie më të mirë për gjeneratat e ardhshme.
Drejtori i Postave të Maqedonisë, Ejup Rustemi, theksoi se ardhja e papës Feançesku në atdheun e Nënë Terezës, e cila vetëdije morale në botë, në vetvete mban një simbolikë dhe mesazh të veçantë për pajtim dhe solidaritet.
“Pullat postare e vendosin vulën e tyre në shumë ngjarje dhe personalitet të shquara, Pikërisht për shkak të këtyre rasteve shpresoj se pulla postare e cila i është kushtuar vizitës së parë të papa Françeskut në vendin tonë do ta marrë vendin e vet të merituar në filatelinë si dhe në zemrat e njerëzve pa dallim prej ku vijnë dhe cilit komunitet fetar i takojnë”, tha Rustemi, Shfaqi shpresë se kjo pullë do të jetë urë për lidhje dhe inkurajim se të gjithë jemi njerëz të njëjtë dhe se kemi përgjegjësi për mirëqenie të qytetar[ve tanë.
Falënderim për aktin dhe për shtypjen e pullës postare ,e rastin e vizitës së papës në Shkup shfaqi edhe peshkvi i Shkupit Kiro Stojanov.
“Sinqerisht i shpreh falënderim Kuvendit të atdheut tonë, që në vizitën historike të papës në vendin tonë, mori vendim me këtë rast për ne në një ngjarje të lumtur, të lëshohet në qarkullim pulla postare”, tha Stojanov.
Pulla e para postare nga kjo seri i janë dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministrit Bujar Osmani dhe ipeshkvit të Shkupit, Stojanov.
Burimi: MIA.mk
Comments are closed for this post.