Mandati i dytë i presidentit Gjorge Ivanov i përfundon më 12 maj. Momentalisht ai nuk e informon opinionin ku do ta vazhdojë karrierën profesionale. Kabineti i tij është integruar në Shërbimin për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP), sa arrin buxheti vjetor për ish-presidentin e shtetit.
Sipas Ligjit për të drejtat e presidentit dhe familjes së tij pas ndërprerjes së funksionit, ai ka të drejtë të pensionit vlera e së cilës është e barabartë me vlerën e pagës që e merr presidenti i shtetit, ka të drejtën e hapësirës për zyrë dhe më së shumti tre bashkëpunëtorë. Ka edhe të drejtën e sigurimit personal, si dhe të drejtën e shfrytëzimit të automjetit dhe shoferit zyrtar.
Ligji parashikon edhe të marrë pjesë në solemnitete dhe manifestime shtetërore pas presidentit të Republikës, kryetarit të Kuvendit, kryetarit të Qeverisë dje kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Ligjit, paratë sigurohen nga Buxheti. Në rast të vdekjes së presidentit gjatë mandatit, pensionin e zvogëluar për 30 për qind e shfrytëzojnë bashkëshorti/ja dhe fëmijët e tij/të saj të mitur deri në përfundimin e shkollimit, gjegjësisht deri në moshën 26 vjeçe. Gjithashtu kanë të drejtë të kompensim monetar mujor i cili është i barabartë me vlerën e pagës që e ka presidenti dhe këtë të drejtë bashkëshorti/ja e shfrytëzon përgjithmonë.
Nga ish-presidentët, Branko Cërvenkovski ka pension dhe kabinet të përjetshëm presidencial. Familja e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, bashkëshortja e tij Vila dhe fëmijët kanë të drejta të tjera të parapara me Ligj.
Sipas Kushtetutës dhe ligjit, privilegjet e përjetshme një president mund të humbas vetëm nëse shkarkohet me impiçment apo nëse Gjykata Kushtetuese gjatë mandatit konstaton se presidenti nuk është i aftë ta kryejë detyrën./MIA
Comments are closed for this post.