Në gjimnazin “Orce Nikollov” nuk do të ketë test pranues, ose test kualifikues për përzgjedhjen e nxënësve, për shkak të tejkalimit të kandidatëve për regjistrim në vitin e parë.

Gjithë semi-maturantët me sukses 5.O në shkollën fillore që kanë konkurruar në afatin e parë të qershorit, do të pranohen në gjimnaz dhe do të vendosen në dy paralele, siç është planifikuar në konkursin për vitin shkollor 2019/2020.

Marrëveshja që të mos ketë provim pranues është arritur sot në takim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në mes përfaqësuesve kompetent dhe përfaqësuesve të prindërve të nxënësve.

Prindërit e nxënësve sot protestuan para Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe mblodhën nënshkrime kundër testimit pranues, ndërsa kërkuan që të formohet edhe paralele shtesë.

Vende të lira në shkollën “Orce Nikollov” ka për 285 nxënës, ndërsa për regjistrim janë paraqitur 400 nxënës, prej të cilëve 330 janë me sukses 5.0.

Sipas planit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës prej dje, nxënësit sot në mëngjes është dashur të jenë në testim në gjuhën maqedonase dhe matematikë dhe nga gjithë të paraqiturit me sukses të njëjtë të bëhet listë se cilët do të pranohen në shkollë.