Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj priti sot në një vizitë shtetërore Presidenten e Hungarisë, Sh.S.Zj. Katalin Novak. Menjëherë pas ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes, të dy Presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë, i cili u pasua nga një takim dypalësh midis dy delegacioneve zyrtare të kryesuar nga Presidentët. Në fokus të bisedave ishin bashkëpunimi dypalësh,  procesi i integrimit evropian të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, zhvillimet aktuale të rajonit si dhe zhvillimet gjeopolitike që ndikojnë në rajon.