Është konfirmuar se vetura e tipit “Bentley” që po e voziste Morena Taraku është e vjedhur.
Drejtoria kundër Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës ka konfirmuar se e ka konfiskuar veturën e tipit “Bentley” në vlerë prej 250 mijë euro, e që është raportuar të jetë e këngëtares Morena Taraku
Për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani e ka konfirmuar se vetura e konfiskuar ka qenë në kërkim ndërkombëtar.“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër Krimit të organizuar sot gjatë ditës ka konfiskuar një automjet të tipit “Bentley” me targa Gjermane, e cila ka qenë në kërkim ndërkombëtar”, ka thënë Kelani.
Policia po ashtu bën të ditur se vetura është në procedurë të verifikimit.
“Kjo veturë e konfiskuar nga Policia e Kosovës është në procedurë të verifikimit”, thekson ai
Comments are closed for this post.