Kompania Fejsbuk e lansoi platformën “Qendra informative zgjedhore” me qëllim që votuesve amerikanë t’u mundësojë që pa vështirësi t’i ndjekin dhe të marrin pjesë në aktivitetet parazgjedhore para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, që do të mbahen në nëntor.
“Platforma do t’u mundësojë votuesve lehtë të lidhen me Fejsbukun dhe Instagramin dhe lehtë të vijnë deri në informata të sigurta për punën e njësive zgjedhore, si dhe ta shmangin eksponimin ndaj informatave tërreme”, kumtoi Fejsbuku.
Comments are closed for this post.