Dekada e fundit ka qenë më e ngrohta që nga matja e temperaturave të ajrit, kanë konfirmuar shkencëtarët.

Raporti, në të cilin paralajmërohet për pasojat e ngrohjes globale, është bërë nga 520 shkencëtarë nga 60 vende, dhe tregon se çdo dekadë e vitit 1980 është më e ngrohtë se ajo e mëparshmja, shkruan Gardiani britanik.

Periudha më e ngrohtë është nga viti 2010 deri në vitin 2019, ndërsa temperatura u rrit ndjeshëm nga viti 2014 deri në vitin 2019, kur u vendosën edhe rekorde.

Kjo është një periudhë kur Evropa, SHBA-ja dhe India u goditën nga valët e nxehtësisë. Në atë kohë, u matën edhe temperatura të larta të Arktikut dhe zjarre shpërthyen nga Kalifornia, e deri në Greqi dhe Australi.