Në vendkalimin kufitar Novosellë – Zllatarevë në kufirin Maqedoni-Bullgari për shkak të zjarrit të djeshëm, në të cilin është djegur ndërtesa administrative e palës bullgare, lëshohen vetëm automjetet e udhëtarëve.
Automjetet transportuese orientohen drejt vendkalimeve kufitare Gjushevë – Deve Bair dhe Stanke Lisiçko – Dellçevë, transmeton MIA.
Edhe shërbimet doganore bullgare dhe maqedonase apelojnë që qytetarët të evitojnë këtë vendkalim për udhëtim dhe të drejtohen në vendkalimet tjera kufitare.
Comments are closed for this post.