Milan ka bërë zyrtare afrimin e mbrojtësit Simon Kjaer nga Sevilla. Danezi do të transferohet në Milano në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit.

30-vjeçari u huazua në ditën e fundit të merkatos së verës tek Atalanta, ku numëron 291 minuta me bergamaskët. Milani do të jetë klubi i katërt italian për Kjaer, pasi më parë ai ka luajtur dhe për Romën dhe Palermon.

Mëngjesin e sotëm klubi i Sevillas zyrtarizoi se mbrojtësi ka përfunduar huazimin e tij tek Atalanta dhe shumë shpejt pritet tu bashkohet kuqezinjve. Lojtari danez pritet të kryejë dhe testet mjekësore këtë fundjavë dhe më pas të prezantohet në ‘Casa Milan’.