Operacioni i shpëtimit afër qendrës tregtare “Mavrovka” përfundoi me sukses. I riu që u përpoq të bënte vetëvrasje duke u hedhur nga tarraca e ndërtesës u shpëtua, shkruan gazeta KOHA.

Policia arriti ta bindë atë dhe të rikthehet në banesë. Policia negocioi me të për disa orë, ndërsa një dyshek shpëtimi ishte vendosur afër ndërtesës.