Përveç vështirësive të shfaqura për shkak të ndryshimeve klimatike, bletarët po përballen edhe me një tjetër problem, atë të përdorimit të tepërt të pesticideve nga ana e bujqve. Sipas tyre, shpeshherë kjo ndikon në helmimin e bletëve. Ata kërkojnë nga institucionet shtetërorë që t’i kushtojnë më shumë rëndësi kësaj sfere të bujqësisë, sepse siç thonë, ndjehen të lënë pas dore.

“Bletaria asnjëherë nuk ka zgjuar interes në institucionet e shtetit. Edhe shfrytëzimi i tepërt i pesticideve nga ana e bujqve ndikon negativisht. Unë kërkoj që të bëhet një urë bashkëpunimi mes bletarëve, institucioneve të shtetit dhe bujqve që nëse nuk parandalojmë dot kushtet klimatikë, të parandalojmë atë që kemi në dorë, pra mos i helmosim bletët me dorën tonë.”

Vlladimir Petrovski nga Shoqata “ Mjalti i Pollogut” tha se vitin e kaluar kanë marrë rezultate shumë të të këqija sa i përket prodhimit, ndërsa shton se këtë vit ka pak përmirësim. Sipas tij, përveç klimës dhe pesticideve, po i dëmton edhe konkurrenca e pandershme.

“Konkurrenca e pandershme me falsifikimin e mjaltit. Andaj, ne gjithmonë rekomandojmë që qytetarët mjaltin ta blejnë nga miqtë, apo fqinjët e tyre, persona që i njohin , që të jenë të sigurt se po blejnë mjaltë cilësorë”, deklaroi Vlladimir Petrovski- kryetar i shoqatës “ Mjalti i Pollogut”.

350 bletarë nga 22 shtet të botës u mblodhën sot në në Tetovë, ku për të tretin vit me radhë mbahet “Tetova Honey Awards”, ku do të vlerësohet mjalti më cilësor. Kjo garë ndërkombëtare organizohet nga Shoqata E Bletarëve të Tetovës në bashkëpunim me Fakultet i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit.