OBRM-PDUKM do ta mbështesë kryetarin aktual dhe kandidatin e pavarur për Komunën e Kumanovës, Maksim Dimitrievskin në rreth të dytë në garën kundër LSDM-së.
“OBRM-PDUKM riafirmon mbështetjen për kandidatë nga ASH-AA. Nëe dnet ku nuk kemi kandidatë në rreth të dytë, natyrisht se do t’i mbështesim kandidatë që janë opozitë e qeverisë dhe luftojnë kundër këtij pushteti që është i kriminalizuar. Nuk do të themi se në ato vende, votat i kemi në xhep ose janë pronë e jona dhe nuk do t’i trajtojmë qytetarët sikur i posedojmë dhe ashtu siç e bën LSDM, bëjmë thirrje që të dalin dhe t’i mbështesin kandidatët që luftojnë qeverinë”, tha nënkryetari i partisë, Aleksandar Nikollovski.
Në pyetjen e gazetarëve nëse kjo do të thotë edhe mbështetje për Maksim Dimitrievskin në Kumanovë, ai tha se këtu përfshihet edhe kjo komunë.
“Isha i qartë. Gjithkund ku ka kandidatë të cilët luftojnë kundër pushtetit, siç është rasti në Kumanovë, mbështetja e OBRM-PDUKM-së shkon për ata kandidatë”, tha Nikollovski.
Comments are closed for this post.