Një familje me katër anëtarë për të përmbushur nevojat bazë jetësor, në korrik të këtij viti, iu është nevojitur mesatarisht 531 euro, tregojnë të dhënat të cilat i përgatit çdo muaj Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Në shpenzimet bazë për nevojat jetësore të një familje përfshirë shpenzimet për ushqim, faturat, transportin dhe shpenzimet shëndetësore, në kuadër të së cilës buxheti më i madh shkon për ushqim dhe fatura me 73.45 përqind.

Rreth 70% e të punësuarve në Maqedoni marrin pagë minimale prej 12.507 denarë (203 euro).

Sipas llogaritjeve të LSM-së, kështu duken shpenzimet minimale mujore të një familje katër anëtarëshe: 13.574 denarë për ushqim dhe pije, 10.409 denarë për banesa, 2.306 denarë për higjienë, 2.408 denarë për transport, 2.177 denarë për veshje dhe këpucë, 1.070 denarë për kulturë dhe për mirëmbajtjen e shëndetit 706 denarë. Ose, nga shpenzimet totale minimale prej 32.710 denarë, 23.983 euro ose 390 euro janë vetëm për ushqime dhe fatura.