Stevo Pendarovski, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, përmes një video informoi se sot në ora 13:00 me kohën lokale të vendit tonë do të bëhemi zyrtarisht anëtare e 30-të e NATO-s, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pranimi zyrtar do të bëhet sot në orën 11:30 me kohën e SHBA në Uashington. Megjithëse për shkak të periudhës së vështirë që po kalojmë, ne nuk mund të gëzohemi dhe festojmë këtë ngjarje ashtu siç duhej, por këto janë sukseset që pas pothuajse tre dekadave të pavarësisë konfirmojnë sigurinë e Maqedonisë dhe garantojnë të ardhmen tonë”, tha Pendarovski.

Presidenti i shtetit gjithashtu informoi se ai u kishte dërguar letra udhëheqësve të vendeve anëtare të BE-së në mirënjohje për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

“Komisioni Evropian do të fillojë përcaktimin e kornizës së bisedimeve, ndërsa konferenca e parë ndërqeveritare do të zhvillohet së shpejti”, deklaroi Pendarovski.

Нека ни е честито на сите! Заслуживме! #МКвоЕУ #МКвоНАТО

Во овие денови на искушенија кога сме свртени кон своите најблиски, направивме клучен чекор за остварување на стратешката цел за влез во #ЕвропскатаУнија и го финализираме нашето членство во #НАТО. Иако тешкиот период не ни дозволува да се израдуваме и да ги одбележиме овие настани како што доликува, сепак се историски успеси кои по три децении независност, конечно ја потврдуваат македонската безбедност и ја гарантираат нашата иднина. Нека ни е честито на сите! Заслуживме! #МКвоЕУ #МКвоНАТО//Në këto ditë të sfidave kur jemi të kthyer kah më të afërmit tanë, bëmë hap të rëndësishëm për përmbushjen e qëllimit strategjik për hyrje në Unionin Evropian dhe e finalizuam antarësimin tonë në NATO. Edhepse periudha e vështirë nuk na lejon të gëzohemi dhe ti shënojmë këto ngjarje ashtu si i ka hije, megjithatë, janë sukese historike të cilat pas tre dekadave pavarsi, përfundimisht e vërtetojnë sigurinë maqedonase dhe e garantojnë të ardhmen tonë. Na qoftë gëzuar të gjithëve. E merituam!

Gepostet von Stevo Pendarovski am Freitag, 27. März 2020