“Shumë pak, si shtet kemi ndarë për arsimin. Përqindja për kokë banori në Evropë tregon se jemi në fund”.

Këtë e tha sot presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, në fjalimin e tij gjatë prezantimit të projekteve të realizuar në kuadër të programit studentor “Innovations in Smart Anything Everywhere INNO SAE”, në Fakultetin për Elektroteknikë dhe Teknologji Informatike në Shkup.

Pendarovski deklaroi se ndarja e mjeteve për hulumtime dhe zhvillim është shumë e ulët.

“Nuk ka shtet që ka rritje ekonomike të kënaqshme, ndërsa ndan kaq pak për arsimin, sikur ne si shtet që ndajmë me dekada për fat të keq për këtë fushë”, tha Pendarovski.