Kabineti i Presidentit të vendit informojnë se nesër në orën 12:00 do të mblidhet Këshilli për Siguri në vilën “Vodno”.
Në seancë, përveç anëtarëve të rregullt të Këshillit për Siguri, do të marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Kjo është seanca e dhjetë me radhë në të cilën do të diskutohet për gjendjen aktuale me coronavirusin dhe për masat që janë ndërmarrë nga institucione kompetente.
Pas përfundimit të seancës, i pari i shtetit do të mbajë konferencë për shtyp.
Comments are closed for this post.