Unë si dhe Qeveria, nuk i ndaj njerëzit sipas përkatësisë partiake ose etnike, të gjithë do të kenë shans të njëjtë. Mjaft me zënka dhe ndarje. Secili duhet të ketë jetë më të mirë, shteti patjetër të jetë ekonomikisht i zhvilluar dhe demokratik, ka thënë kandidati i përbashkët për president i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me banorët e Zërnovcit.

Ka theksuar se nëse zgjidhet për president për të, të gjithë qytetarët do të jenë të njëjtë.

“Për presidentin e deritanishëm vetëm anëtarët e asaj partie politike kanë ekzistuar. Tetë vite ka heshtur, ndërsa dy vitet e fundit vetëm pengesa i vendoste pushtetit të ri, ka thënë Pendarovski.

“Njërën derë drejt Evropës, drejt botës demokratike e kemi hapur me ftesën për në NATO, tani në qershor me fillimin e negociatave me BE-në do ta rihapim edhe derën e cila është e rëndësishme për të rinjtë, për zhvillim të bujqësisë për hapjen e vendeve të reja të punës”, ka potencuar kandidati për president.

Pendarovski nga banorët e Zërnovcit ka kërkuar të votojnë për numrin tre, pasi siç tha, “kundërshtari politik çon në shtet pa të ardhme, ndërsa ai dhe pushteti, të ardhme dhe perspektivë evropiane”