Diego Armando Maradona para se të ndërronte jetë kishte jetuar për një kohë të gjatë në Dubai.

Legjenda e futbollit botëror ndërroi jetë gjatë vitit 2020, duke lënë një pasuri të madhe mbi 75 milionë euro.

‘AS’ shkruan sot se Maradona ka dy kasaforta në shtetin e Dubait por askush nuk mund t’i hapë ato dhe s’e dinë se çfarë ka brenda.

Argjentinasi ka pesë fëmijë, por gjashtë të tjerë janë deklaruar pas vdekjes së tij.

“Këto janë disa gjëra që Maradona mbajti, por as ai nuk e dinte se çfarë ishte duke mbajtur. Mund të jenë para, dollarë apo dirhemë. Ai la këto kasaforta atje dhe nuk i hapi për më shumë se dy vite”, ka thënë një i afërm i Maradona-s.

Kujtojmë që Maradona ndërroi jetë në moshë 60-vjeçare gjatë 25 nëntorit 2020.