Kylie Jenner ka dhuruar një shumë prej 1 milion dollarëve për të ndihmuar Australinë pas zjarreve që kanë djegur vendin.

Kylie Jenner i është bashkuar listës se yjeve që po kontribuojnë në përpjekjet për lehtësimin e zjarrit në Australi.

Përfaqësuesi i Jenner konfirmoi për Fox News se 22 vjeçarja ka dhuruar 1 milion dollarë.

Lajmi vjen pasi Kylie Jenner kohët e fundit u vu në shënjestër për sjellje jo miqësore ndaj mjedisit me fotografitë që publikonte në Instagram.

Gjatë fundjavës, Jenner ndau një mesazh në Instagramin e saj duke tërhequr vëmendjen ndaj zjarreve dhe viktimave të saj.

“Mbi gjysmë miliardë kafshë janë vrarë në Australi,” shkroi ajo në postim, shoqëruar me një foto të një zjarrfikësi që mbante një kafshë në krahë. “Kjo më copëton zemrën …”, vazhdoi ajo.

Në një postim që pasoi menjëherë, ylli i “Keeping UP With Kardashian” tregoi papuçet e saj të leshit të markës Louis Vuitton për të cilat dhe u kritikua shume.