Tërmet në KF Shkëndija të Tetovës pritet të ndodhin këto ditë pas paraqitjes së fundit të Lazim Destanit. Siç mëson portali TetovaSot, grupi profesional që ka angazhuar Destani pas punës së tyre do të ketë shkarkime të  shumë personave në kryesi të Shkëndijes ku dyshohet se kanë manipuluar edhe me të holla dhe i kanë sjellë Shkëndijes një dëm të madh financiar.

Destani pret që brenda disa ditëve të mbyllet gjithë puna e grupit e më pas KF Shkëndija të rikthehet fuqishim, por nuk njofton se kush do të largohet nga klubi.

Dua ta njoftoj opinionin sportdashës se unë tashmë kam ngritur një grup profesional pune i cili menjëherë ka nisur me shqyrtimin e gjendjes në klub për të konstatuar të gjitha lëvizjet dhe ndryshimet që duhet bërë në të gjithë sektorët e klubit.

Unë pres që brenda disa ditësh ky grup profesional ta përmbyll punën në mënyrë që KF Shkëndija t’i rikthehet formës më të mirë për t’vazhduar garën në kampionatin e vendit ashtu siç duan ta shohin dhe siç e meritojnë të gjithë tifozët dhe dashamirësit e klubit.” ka shkruar Destani pas zhgënjimit nga KF Shkëndija .

Nga burime jozyrtare thuhet se ndryshimet në KF Shkëndija do të nisin që nga koka e kryesisë e deri tek i fundit