FC Shkupi përmes një komunikate ka demnatuar mediat që kanë shkruar se Umit Karan është larguar për të vuajtur dënimin në Turqi. Në vazhdim ja edhe komunkatën e plotë të skuadrës nga Çairi.

“Të hënën nga posti i shefit të stafit teknik u largua trajneri Umit Karan për shkaqe personale dhe të rezultateve të ekipit në këtë fillim sezoni dhe për të njejtën u organizua konferencë shtypi me gazetarët që vet tekniku u tregoi arsyet e dorëheqjes nga klubi. Pas zyrtarizimit të largimit të tij, në mediat e vendit dhe në veçanti në ato maqedonase, kishte shkrime të pa vërteta dhe spekullime për shkaqet e tërheqjes së tij. Ne si klub demantojmë të gjitha spekulimet e bëra në mediat e vendit, pasi largimi i trajnerit Umit Karan nga skaudra jonë nuk ka të bëjë me çështjen ne fjalë që shkruhet në media. FC Shkupi shpreh respekt të madh për ish-trajnerin tonë, i cilia dha kontribut të madh për skuadrën gjatë periudhës që ishte në Çair dhe po ashtu për futbollin e Maqedonisë së Veriut. Kujtojmë që tekniku turk skuadrën e mori nga pozita e fundit dhe e kualifikoi në garat europiane. Ne si klub mendojmë se nuk duhet të njëlloset një ikonë e futbollit europian siUmit Karan, i cili ka qenë emri më i madh që ka punuar në futbollin tonë deri më tani” thuhet në komunikatën e FC Shkupit.