Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u tha gazetarëve në aeroplan gjatë kthimit nga Socchi, ku u takua me liderin rus, Vladimir Putin, se nuk sheh ndonjë perspektivë për arritjen e paqes në Ukrainë.

“Që nga dita e parë ne ishim për paqe, dialog dhe diplomaci. Ne bëmë përpjekje të mëdha për të parandaluar gjakderdhjen e mëtejshme. Ne nuk e përkeqësuam problemin dhe nuk i hodhëm benzinë zjarrit. Ne u përpoqëm që të dy palët të takohen. Fatkeqësisht, lufta që po zgjat që një vjet e gjysmë ende po vazhdon. Nuk ka asnjë perspektivë për arritjen e paqes”, tha lideri turk.

Ai theksoi se Turqia do të përpiqet të kontribuojë sërish në procesin e shkëmbimit të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës, raporton bbc.