Në fshatin Tafeghaghte të Marokut, konfirmohet se kanë vdekur 90 persona, rreth gjysma e fshatit dhe shumë të tjerë janë të zhdukur pas tërmetit vdekjeprurës që goditi vendin.

Në një video të transmetuar nga BBC shfaqen pamjet e fshatit që është kthyer në një shkretëtirë, ndërsa ekipet e shpëtimit përpiqen të dëgjojnë zëra nga të mbijetuar të mundshëm nën rrënoja.

Megjithatë shpresa për të gjetur më shumë të mbijetuar po zbehet, duke marrë në konsideratë shembjen e ndërtesave që nuk janë projektuar për t’i bërë ballë një tërmeti të tillë.

Pamjet vijnë nga vendi i cili u godit nga një tërmet shkatërrues të premten, që thuhet se ishte më i fuqishmi në atë rajon në 100 vitet e fundit.