Milani kërkon të bëjë përforcimet e nevojshme gjatë merkatos së janarit.

Pas zyrtarizimit të Zlatan Ibrahimovic, emri i parë që është në listën aktuale të “Djallit” është Jean-Clair Tobido.

Mbrojtësi i Barcelonës nuk po merr minuta në Camp Nou dhe po mendon që të largohet nga klubi. Francezi është vetëm 20 vjeç dhe Milani mund të jetë ambienti ideal për të ndryshuar ambient.

I riu debutoi në moshën 19-vjeçare me Barcelonën në Champions League. Todibo është shumë pranë Milanit dhe marrëveshja është më afër.

Të dy skuadrat duket se do të gjejnë shumë shpejt gjuhën e përbashkët.